Sipas kalendarit te fazes se dyte te kampionatit te kategorise se dyte, neser duhej te luhej ne Elbasan sfida ne mes skuadres vendase dhe asaj te Ades se Velipojes, por nuk do te ndodhe keshtu.
Pjestare te ekipit velipojak bejne te ditur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” se kjo ndeshje nuk do te luhet neser sipas kalendarit, por diten e marte.
Arsyeja ka te beje me problemet e fushes. Siç dihet, pavaresisht se Elbasani ka nje stadium modern, skuadra e qytetit te tyre nuk i luan ndeshjet ne kete impiant sportiv por ne Cerrik.
Sakaq, stadiumi i ketij te fundit do te prese edhe ndeshjen e Turbines vendase dhe per kete arsye, per Elbasanin ai mund te vihet ne dispozicion vetem diten e hene. Si rrjedhoje edhe Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur ta shtyje kete ndeshje.
Ne keto rrethana, trajneri i Ades Arber Shytani do te kete mundesi qe t’i shfrytezoje keto tre dite per ta pergatitur edhe me mire skuadren sepse do te synoje patjeter te mos dale pa pike nga kjo ndeshja me Elbasanin./SHKODRA-SPORT.COM/