Rey Manaj e ka bindur klubin e Spezia me paraqitjet e tij në Serie A.

Sulmuesi lushnjar ka shënuar pesë gola në kampionat dhe ka qenë pjesë e rëndësishme në skuadrën e Thiago Motta.

Me të siguruar qëndrimin në Serie A, drejtuesit e Spezia do të nisin edhe bisedimet për të transferuar përfundimisht Manajn nga Barcelona.

Ky është lajmi i Gazzetta dello Sport në Itali, që shkruan se Spezia dëshiron ta blejë sulmuesin e Shqipërisë, për të cilin katalanasit duan 2.7 milionë euro.