Problemet që mbrojtja e Interit po shfaq prej disa sezonesh, ka bërë që drejtuesit zikaltër të përqendrohen më shumë në këtë repart gjatë merkatos verore dhe dimërore.

Që tani po mendohet për afrimin e një futbollisti me përvojë për qendrën e prapavijës.

Emri i parë në listën zikaltër është Shkodran Mustafi, i cili shihet si një përforcim që mund të mbyllë shumë probleme në mbrojtje.

Ai aktivizohet me Arsenalin dhe po luan titullar këtë sezon.

Forma e mirë që po kalon i ka bërë drejtuesit e Interit të hedhin sytë nga mbrojtësi shqiptar, që luan për Gjermaninë.

Mustafi aktivizohet prej dy sezonesh me “topçinjtë” e Londrës, ku shkoi nga Valencia për 41 milion euro dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2021, por zikaltërit do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij në merkaton e kësaj vere./ Vipsport/