Interi po tregon një formë shumë të mirë këtë sezon, dhe pikërisht për këtë është edhe merita e trajnerit Konte.handanovic
Ziklatërit dinë të dalin nga situata edhe atëherë kur janë keq, siç ishte edhe rasti i djeshëm, kur edhe pse e panë veten në disavantazhin e një goli, ekipi i drejtuar nga Konte, ia doli të përmbysë rezultatin dhe të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.
Në mesjavë Interi do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Dortmundin në Ligën e Kampionëve.
Portieri zikaltër, Samir Handanoviç ka dhënë një intervistë së fundmi, ku shprehet se ndeshja me ekipin gjerman do të jetë shumë e vështirë, dhe se ata duhet të punojnë çdo ditë. “Ne duhet të shikojmë vetëm skuadrën tonë dhe jo të tjerat. Duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri dhe të punojmë çdo ditë për të arritur diçka të rëndësishme, e cila do t’i kënaqte të gjithë.
Dortmundi? Të martën nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne dimë se ata në shtëpi janë një ekip i shkëlqyer. Të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë vendimtare.”, u shpreh gardiani zikaltër.