Basketbolli ka marrë vëmendje të madhe, veçanërisht këto ditë kur luhej edhe evenimenti i Kupës së Shgqipërisë i fituar nga Goga Basket në finalen me Vllazninë. Për Radio Shkodra, ka folur Blendi Dibra që mban postin e sekretarit të klubit të basketbollit Vllaznia për meshkuj.

Dibra ka theksuar se ndeshja e djeshme ishte e veçantë, paçka se rezultati nuk foli për shkodranët. Infrastruktuar, gjendja e ambienteve sportive për lojrat me dorë, merkato e lojtarëve dhe Liga Ballkanike, ishin disa nga temat e cekura prej tij.

“Na vjen keq për atë humbje në finale sepse Kupa e meritonte të kthehej në Shkodër. Ndeshja ishte e mirë dhe dominuam por ndodhi që humbëm. Respekt dhe simpati për klubin e Goga Basket dhe presidentin e tyre. Në përgjithësi për familjen Goga sepse është e veçantë në gjithë rajonin. Nuk kam dëshirë të tregoj për lojtarët e huaj. Leku vendos dhe nuk duhet të ketë panik nëse përfshijmë të huaj, sepse m’a do mendja në Milano nuk flasim a bëhet ekipi me milanezë.

Ne duhet të ulërasim për kushtet e sportit, sepse moshat stërviten me parket laminat dhe duhet të punojmë për këtë gjë, jo të flasim për lojtarët shkodranë apo të huaj, Basketbolli jep mundësinë e promovimit të lojtarëve. Kemi nisur një tjetër ide, pallati i sportit është me reklama dhe i mbushur. Jemi kampion në transferimin e lojtarëve. Lojtari Brahimi na ka sjellë të ardhura 12 mijë dollarë me transferimin e tij. Duhet të mësojmë të punojmë me rregulla dhe ligje”.

“Liga Ballkanike është private. Thirrja ime është për një ligë të përbashkët në Kosovë dhe Mal të Zi, sigurisht edhe Shqipëria. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk jemi asgjëkundi, sepse publiku dëshiron këtë sport si edhe njohjen mes vendeve. Infranstruktura jonë nuk është e duhura, ka nevojë për një ndërhyrje rrënjësore.

Ndeshja ndaj Bultex për Ligën Ballkanike ishte drejt dështimit, sepse miqtë kërkuan ngrohjen dhe falë presidencës së Vllaznisë në basketboll kjo u bë e mundur në kohë rekord”, tha mes të tjerash Blendi Dibra./newsport/