Lorenco Vila kontribuoi me një gol në fitoren e Teutës përballë Kastriotit. Pas sfidës, sulmuesi është shprehur se ishte shumë i lumtur dhe se duhet të vazhdojnë të fitojnë.
Ndër të tjera, ai u shpreh se fakti që trajneri Silvinjo po ndjek ndeshjet e Superiores i shtyn futbollistët të tregojnë vlerat e tyre.
Duke marrë parasysh dhe renditjen që ishim kjo ishte një ndeshje e vështirë. Jam shumë i lumtur për golin dhe tre pikët dhe shpresoj ti marrim ndeshje një nga një për tju larguar zonës së ftohtë.
Sot kishim shumë mungesa si Emiliano, Kotobelli, Idrizaj. Sot kisha më shumë përgjegjësi duke qenë se mungonin tre lidera shpresoj që e luajta shumë mirë këtë rol dhe ta bëj dhe herë të tjera.
Ky gol shkon për teknikun Martini që kishte besim dhe familjen time. Duke marrë parasysh që Oshafi është sulmues dhe i mungonte goli, mu bë shumë qejfi për të dhe shpresoj që të shënojë sa më shumë në ndeshjet në vazhdim sepse është i mirë dhe do të na duhet në të ardhmen.
Emiliano Vila më uroi për golin në fund të sfidës dhe më tha të vazhdoj kështu në vijim. Shikova që trajneri Silvinjo kishte ndjekur Partizanin, dhe kjo është një gjë e mirë për ne futbollistët e Kategorisë Superiore.
Kjo na shtyn që të japim më shumë se maksimumin dhe vlerat tona”, u shpreh Lorenco Vila në një prononcim për “Oversport”.