Gazetari i njohur i “Supersport” dhe kolumnisti i “Panorama Sport”, Ylli Aga, thotë se ka ardhur momenti që Duka të bëjë një reflektim.
“Ka disa gjëra që i kemi të paqarta të gjithë. Sot pamë një skuadër që nuk funksionoi aksund, edhe pse dikush mund të përmendë golin e parë jashtë loje.
Panuçi mund të ketë argumentet e veta, por kjo skuadër është pothuajse e palexueshme.
Ndoshta ka ardhur momenti që Duka të vendosë qartazi nëse do të vazhdojë me këtë trajner, apo do t’i shtrëngojë dorën pas kësaj ndeshjeje dhe të shohim për trajner tjetër”, ka thënë Ylli Aga për “Supersport”.