Në këto moment po zhvillohet live në Top Channel debati mes presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe kandidatit tjetër Bashkim Fino. Për herë të parë zhvillohet një debat mes dy kandidatëve për kreun e FSHF-së.
Natyrisht biseda ka nisur e qetë nga të dyja palët, por nuk kanë munguar as ngacmimet. I pari ishte Duka i cili tha se Fino po mbështetet në këtë garë nga ekipi i Partizanit, por ky i fundit e mohoi kategorikisht një gjë të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë dhe u kundërpërgjigj se një gjë e tillë ka ndodhur me Dukën që mbështetet nga Skendërbeu.
Por, kreu aktual i FSHF-së tha se me Skendërbeun thjesht ka qenë pjesë e sukseseve të kësaj skuadre, ndërsa pranoi se promotori i tij në futboll ka qenë ekipi i Vllaznisë.
“Me drejtuesit e Skendërbeut nuk kam marrëdhënie të veçanta. Me ish-pjesëtarin e kësaj skuadre Ridvan Bode kam pirë vetëm 2 herë kafe, por nuk e kam mik. Projekti i Skendërbeut ka qenë i sukseshëm dhe jam krenar.
Por, unë kam ardhur nga bota e biznesit dhe promotori im kryesor në futbollin shqiptar ka qenë ekipi i Vllaznisë.” – theksoi Duka. /ShkodraNews/