Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në emisionin “Zona Gol” të drejtuar nga Alban Xhihani. Ai ka përballë një panel specialistësh për të diskutuar tensionet e fundit në Kombëtare dhe problemet e kampionatit shqiptar. Në panel janë të pranishëm Jetmir Halilaj, kryeredaktori i Panorama Sport, si dhe Ervin Fakaj, Ylli Aga dhe Sulejman Mema.

Sa i kënaqur nga dy ndeshjet e Kombëtares?

Kemi 3 pikë në dy ndeshje, por mirë do ishte të kishim edhe 6 pikë.

Reagimi ndaj kritikave për Panuçin, zbutje e situatës?

Nuk është se kam bërë ndonjë reagim, por kam dhënë qëndrimin tim rreth asaj që dikush e ndërtoi si një situatë. Unë nuk mendoj se ka një situatë. Panuçi nuk del në konferencë për të dhënë kafe, del për të dhënë përgjigje.

Natyra e tij nuk është e tillë. Keni kryqëzuar një njeri, në një ndeshje të humbur ndaj Skocisë. Do donte çdo shqiptar që ta fitonim atë ndeshje, edhe vetë Panuçi, por ky është futbolli. Këtë kam thënë edhe unë. Kemi humbur një ndeshje, dhe nuk e konsiderojmë ndot tragjedi.

Duhet ta analizojmë, dhe të përmirësojmë. Sikurse, duhet të analizojmë edhe pas fitores. Edhe me Izraelin fituam, por loja kishte probleme dhe të meta.

Nuk janë shifrat e Panuçit. Janë shifrat e Kombëtares sonë. Kombëtarja është e Shqipërisë. Përbëhet nga një grup. Të gjithë bashkë kanë të mirën dhe të keq. Faturën e suksesit dhe mossuksesit.

Në të gjithë historinë e Shqipërisë nuk më kënaq asnjë humbje. Kur shoh fitoren në ndeshjen zyrtare dhe humbje në miqësore me zbutet pak dhimbja. Nuk thashë që nuk ka përgjegjësi Panuçi. Jemi Shqipëria.

Kemi humbur kundër një ekipi që ka në përbërje lojtarë të Premier Ligës dhe është pjesëmarrëse 7 herë në Kupën e Botës. Paralelizmi me Italinë nuk qëndron. Nuk thashë që Panuçi është i pagabueshëm dhe nuk ka gjëra për të përmirësuar. Më duket i orkestruar shigjetimi kundër Panuçit.

Nuk janë shifrat e Panuçit. Janë shifrat e Kombëtares sonë. Kombëtarja është e Shqipërisë. Përbëhet nga një grup. Të gjithë bashkë kanë të mirën dhe të keq. Faturën e suksesit dhe mossuksesit.