Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë seriozisht garën për të qenë pjesë e qeverisjes evropiane të futbollit.
Ditën e djeshme, presidenti Duka është takuar me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet, një biznesmen francez, politikan dhe që prej vitit 2011 mban postin e presidentit. Në takimin e Dukës me homologun e tij francez, ka kërkuar mbështetje për kandidimin e tij në qeverisjen evropiane dhe sic tregojnë burimet, takimi ka qenë në një frymë shumë mirëkuptuese.
Eshtë folur në këtë takim për suksesin e Shqipërisë sidomos në Euro2016 dhe për shumë lojtarë shqiptarë që kanë lënë gjurmë në kampionatin francëz të futbollit, raporton newsport.al.
Armand Duka i ka dhuruar homologut të tij francez Le Graet një fanellë të kombëtares shqiptare me emrin e tij të shkruar pas.
E në kuadër të këtyre takimeve dhe këtij bashkëpunimi, presidenti Armand Duka është takuar edhe me zonjën Florence Hardouin një zyrtare e futbollit francez.
Dikur altlete e Fencing, zonja Hardouin është e para grua ekzekutive e zgjedhur nga UEFA. Nga maji 2016 është anëtare e komitetit ekzekutiv, ndërkohë që në Francë mban pozicionin e zv.menaxheres së përgjithshme në Federatën e Futbollit Francez, raporton newsport.al.
Zoti Duka dhe zonja Hardouin kanë folur mes të tjerash për ambicjen e presidentit shqiptar për të qenë pjesë e trupës ekzekutive të UEFA, duke shkëmbyer mendime dhe për të parë sesi zonja Hardouin mund të ndihmojë në proces. Dhe në përfundim të takimit, zonja Hardouin ka marrë si dhuratë bluzën e kombëtares shqiptare me emrin e saj.