Shqipëria mori një fitore shumë të rëndësishme sot teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-1, Kazakistanin.
Kuqezinjtë, tashmë kanë nevojë për një tjetër trepikësh në ndeshjen e fundit të grupit, ditën e mërkurë po në shtëpi përballë Bjellorusisë.
Me një fitore në takimin e radhës, të besuarit e trajnerit Edi Reja marrin vendin e parë që është edhe objektivi kryesor.
E këtë objektiv e ka kujtuar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili ka uruar për fitoren me Kazakistanin, por me mendjen edhe te Bjellorusia të mërkurën.
“Fitorja e sotme ndaj Kazakistanit, na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim. Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën kundër Bjellorusisë.
Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto ‘metra të fundit’. Go Albania!”, ishin fjalët e Dukës në reagimin e tij. /VipSport/