Presidenti aktual i FSHF-së, Armando Duka ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH. Ai është shprehur se nuk është i vetmi që mund të drejtojë Federatën Shqiptare, por sipas tij me kandidaturat e paraqitura, është më i miri.
“I kam dëgjuar akuzat e Finos se është një garë e padrejtë dhe kërkonte listën e delegatëve. Besoj se kush do të jetë delegatë pak a shumë dihet, nuk është diçka anormale e gjitha kjo. Lista e këtyre delegatëve do të shpërndahet së shpejti dhe këtu nuk ka një shkelje gare.
Nuk jam unë i vetmi që mund ta bëjë këtë detyrë, por unë kam qenë një ndër personat e vetëm që kam zgjedhur të jem në krye të Federatës. E njoh shumë mirë futbollin, kam marrë shumë eksperiencë nga kjo kohë e gjatë që kam shërbyer për futbollin. Nuk jam i vetmi që mund ta bëjë këtë detyrë, por nga këto që janë paraqitur, them se jam më i miri.
ARRITJET Në FEDERATë Federata ka bërë shumë hapa para por mes të tjerash duhet përmendur konsolidimi i organizatës dhe strukturës së saj dhe ndryshimet e mëdha në infrastrukturë. Më përpara luhej në moçal ndërsa tashmë luajmë në fusha futbolli.
Këto janë investuar nga Federata. Vërtet se kemi pasur fondacione nga strukturat europiane të futbollit, por ato kanë qenë gjithmonë aty, ndërsa ne kemi investuar në futboll. Gjatë kohëve të fundit këto investime kanë ardhur në rritje dhe këtë mund ta shohim lehtësisht.
Më përpara nuk dihej se ku bëhej shkolla për t’u bërë trajner, ndërsa ne arritëm deri në nivelin B të trajnimit, që është lishenca maksimale në këtë drejtim.
Për të gjitha këto kemi bërë maksimumin dhe kemi arritur diçka, megjithëse sigurisht kërkohet më shumë. Më parë nuk kishte kaq shumë kampionate në Shqipëri sa kemi në ditët e sotme, këtu flasim për të gjitha kategoritë.
Kemi futur gjithashtu edhe kombëtaren e femrave ndërsa nuk duhet harruar fakti se Shqipëria ka kaluar edhe në Europian. Futbolli shqiptar në rajonin europian ka rritur shumë cilësinë e saj dhe kjo duket lehtësisht. Futbolli u kthye në fe për shqiptarët, sidomos me atë kualifikim në Europian. Klubet shqiptare janë duke treguar një nivel shumë të mirë në arenën europiane gjatë kohëve të fundit.
Merita ime në kualifikimin e Shqipërisë? Asnjë sport nuk ka meritë individuale, sidomos futbolli. Unë mendoj se kam bërë mirë në punën si President dhe çdokush që ka qenë pjesë e stafit ka meritë në këtë pjesëmarrje”
RAPORTET ME KOSOVËN-“Nuk mund ta fshehim se Shqipëria është në një nivel futbolli më të lartë se vendet fqinje.
Në infrastrukturë, në nivel të kampionatit, jemi më lartë se të tjerat. Jemi më lartë se Mali i Zi, apo se Maqedonia”, tha Duka, ndërsa ndërhyri Drejtori i Departamentit të Sportit në RTSH, Pano Xhixho, i cili deklaroi: “Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, sepse Maqedonia dërgoi ekipin Shpresa në finale të Europianit U-21, me produkt të futbollit vendas dhe jo me lojtarë që janë produkt i futbollit jashtë vendit”.
Armand Duka foli edhe për realitetin e ri, atë të përfaqësueses së Kosovës, duke deklaruar: “Çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Shqipërinë, e ka derën e hapur, ndërsa ata që duan të luajnë për Kosovën, është zgjedhja e tyre. Raportet mes FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Kosovës janë shumë të mira. Nuk besoj se nuk do të kemi raport vëllazëror me Federatën e Kosovës. Kemi kontribuar për njohjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe raportet e mira do të vazhdojnë”, deklaroi Duka, ndërsa për batutë tha: “Tefik Osmani donte të luante për Kosovën, por nuk e pranuan”.
INVESTIME Në STADIUME-” Në stadiumin Elbasan Arena kemi investuar me qeverinë në një ndarje të barabartë 50 me 50. Në Shkodër, qeveria ka investuar pak më tepër se Federata. Ndërsa në stadiumin kombëtar i gjithë investimi është nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Orientimi i investimeve është bërë i drejtë pasi Shqipëria i kishte të nevojshme ato stadiume. Duhet të kujtojmë faktin që Shqipëria e kishte pamundur të luante ndeshje në Shqipëri. Prandaj ndërtimi i tyre ishte i drejtë dhe kjo ka ardhur falë bashkëpunimit me qeverinë shqiptare”.
DINAMO- Dinamo ka qenë një klub i financuar nga Ministria e Brendshme. Tashmë është një formë tjetër drejtimi dhe investimi. Mua më vjen keq për atë ose ndonjë klub tjetër që nuk është në elitën e Shqipërisë, por kjo është ekonomia e tregut. Kush ka investuar më tepër, ajo do të fitojë më tepër. Bonusin nuk e meriton vetëm ky ekip, por shumë ekipe të tjera.
STADIUMET- “Ne kemi menduar që për katër vitet e ardhshme të bëjmë investime duke pasur bashkëpunim me qeverinë, pushtetin lokal dhe investitorë të tjerë. Kemi menduar të rikonstruktojmë dy stadiume të tjerë, jo të ndërtojmë 5 stadiume të rinj. Mendojmë të pajisim stadiumet e Superligës me me ndriçim artificial. Ndërtim të 70 mini-fushave të futbollit, ku mund të luajnë fëmijët. Kemi menduar ndërtim të ambienteve sportive për kategoritë e tjera, si përshembull për të verbërit”.
TRANSMETIMI I NDESHJEVE- “Kushtet e transmetimeve të ndeshjeve nëpër stadiume nuk janë ndër më të mirat, por janë përmirësuar shumë. Përshembull, Kategorinë e Parë ka nisur ta transmetojë RTSH-ja, kur e dimë se pak kohë më parë, nuk e transmetonte askush”.
KUKËSI- “Është një klub i suksesshëm. Kukësi është një realitet i futbollit shqiptar. Disa vite më parë nuk kishte asnjë fushë, ndërsa sot flasim për një klub kampion, me një stadium ku është investuar edhe nga FSHF-ja. Çdo klub i mirë-organizuar i Superligës duhet të ketë minimalisht 5 fusha, që për fat të keq nuk i kemi”.
ALBUMI- “E kemi prezantuar albumin e Shqipërisë në “Euro 2016” për të mos harruar atë sukses dhe për të motivuar ekipin. E kemi prezantuar këtë album një ditë para shortit të National League, pra ishte e mirëmenduar”,