Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka takuar ditën e sotme kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke biseduar në lidhje me aktivizimin e policisë në stadiume, pasi heqja e tyre dështoi si eksperiment, duke parë incidentet që ndoqën njëra-tjetrën.
Kryeminstri është zotëruar të plotësojë të gjithë kërkesat e presidentit të FSHF-së për të rikthyer normalitetin. Të hënën pritet të zhvillohet një tryezë sigurie, ku do të jetë të pranishëm vetë kryeministri, presidenti i FSHF-së, ministri i brendshëm, prokurorja e përgjithshme dhe kreu i SHISH.
Sipas asaj që ka mësuar “Telesport”, Duka dhe Rama kanë menduar një strategji e cila duhet të funksionojë, si në trajtimin e episodeve të dhunës, pra përndjekja ligjore për subjektet të cilat ushtrojnë dhunë dhe krijojnë trazira, ashtu edhe për ndoshta pagesat ekstra të policisë.
Do të studiohet një ligj i ri, që mund t’i japë mundësi policisë të përfitojë edhe nga klubet, që aktualisht paguajnë rojet e sigurisë. Sakaq, u diskutua edhe që java në fjalë të zhvillohet dhe mos ketë shtyrje.