Presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në “Real Story” ka folur për rezultatin e Asmablesë duke mos kursyer batutat e ndryshme.

Ndonëse nuk ka kursyer kritikat ndaj Finos për poltizimin e garës, Duka e ka cilësuar përzgjedhjen e Alibeajt, eksponent i Partisë Demokratike, si fitore e futbollit.

“Prania e kryebashkiakëve të djathtë dhe fitorja e Alibeajt? Politizimi i situatës bën që të pozicionohen kundër kundërshtarit të tyre.

Nëse nuk do të ishte një figurë poltike në garë, disa nga ato nuk do vinin në Asamble por do vinin përfaqësues sportivë dhe do të ishte më sportive.

Por nuk është e thënë që këto kryetarë të ishin të organizuar nga unë, ishte luftë e tyre. Pikërisht për këtë nuk duhej të ishte kështu. Por në fund fitoi futbolli”, ishte komenti i Dukës mbi zgjedhjen e Alibeajt.

Presidenti FSHF gjithashtu sqaroi situatën me “Arenën Kombëtare”, i cili sipas tij duhet të merrëet në dorëzim në fund të vitit.

“Kontrata është që stadiumi të përfundojë në fund të vitit dhe komapania ka të parashikuar që në mars 2019 aty të luhet ndeshje”, tha kreu i FSHF.

Ndër të tjera, Duka nuk kurseu një batutë për Takajn, i ngacmuar se presidenti i Skënderbeut ishte i pari që kishte duartrokitur fitoren e tij në zgjedhje.

“Nuk e kisha mendjen në atë moment por me sa e njoh unë, ai e ka të vështirë të nxjerrë duart e tij nga xhepat për të duartokitur edhe fitoret e veta”, tha Duka. /vipsport/