Ka ardhur me shpresen per te qene lojtari me numrin 9 i shumekerkuari i stafit teknik te Vllaznise, por Ismael Dunga duket se eshte ende larg pritshmerise se tij.
Keniani 27 vjeçar qe vetem nje muaj e gjysem me pare u shpall kampion me Tiranen, duket se po vuan faktin qe sezonin e kaluar nuk ka luajtur edhe aq sa duhet me bardheblute, kjo edhe per shkak te demtimit te rende qe ka patur.
Por nderkohe, ai edhe gjate ketij muaji qe prej perfundimit te kampionatit, nuk eshte stervitur rregullisht dhe kjo ka bere qe forma e tij fizike te mos jete ajo e duhura.
Nje gje e tille u konstatua edhe ne miqesoren e sotme ndaj Teutes kur nuk realizoi pritshmerite e stafit por edhe te tifozeve dhe per pasoje, atij i duhet te punoje fort ne stervitje per te kapur sa me shpejt formen fizike.
Per momentin Dunga eshte pika e referimit e Vllaznise ne maje te sulmit, megjithate duhet thene se drejtuesit e saj po bejne te gjitha perpjekjet per te sjelle edhe nje tjeter sulmues, megjithate deri tani asgje nuk eshte arritur./shkodrasport.com/