Vllaznia humbi sot 1-2 ne miqesoren ndaj Tiranes dhe sigurisht qe ky takim ka se çfare te analizohet per ate se çfare prodhuan futbollistet ne fushen e lojes.

Kuptohet qe stafi teknik do te ndalet gjate tek gabimet ne mbrojtje qe çuan edhe ne dhurimin e dy golave per kundershtarin, por jo vetem ato.

Nje tjeter aspekt ku trajneri Brdariç duhet te ndalet eshte edhe momenti i minutes se 17-te kur Dunga shenoi nga pika e 11-metershit duke kaluar Vllaznine ne avantazh.

Vertete kur shenohet nje gol, ndoshta nuk ka vend per t’u ndalur, por ne fakt duhet ndalur shume. Kjo sepse Dunga nuk ka qene njeriu i perzgjedhur nga trajneri per ekzekutimin e 11-metershit.

Ai eshte Marku dhe ne fakt, siç shikohet edhe nga pamjet dhe fotoja e ketij momenti, ai ka shkuar prane pikes se bardhe per te marre topin dhe per ta ekzekutuar. Por sakaq, sulmuesi eshte treguar me kembengules duke dashur ta gjuaje ai kete 11-metersh.

Duke pare dhe vendosmerine e shokut te tij te skuadres, Marku eshte larguar nga zona, por siç shikohet edhe nga fotoja me poshte, ai ben me duar drejt pankines duke i treguar se Dunga veproi me koken e tij. Nje gjest indisiplinimi qe me siguri do te marre pergjigjen e duhur nga trajneri Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/