Fiorin Durmishaj po shkëlqen në kampionatin grek, duke qenë një nga sulmuesit më në formë të Shqipërisë megjithëse nuk ka arritur të debutojë me fanellën e Kombëtares A për shkak të problemeve që ka me shtetin grek. E ardhmja e tij, duket e sigurt duke qenë mediat greke raportojnë se ky është sezoni i fundit me Panioniosin në Greqi.
Sipas të njëjtave burime, Durmishaj ka arritur akordin dhe ka firmosur me Olimpiakosin një kontratë dhe do të transferohet gjatë merkatos së verës.
Olimpiakos ka vlerësuar formën që po kalon sulmuesi shqiptar dhe është gati që të paguajë kartonin e tij në drejtim të Panionosit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes dy klubeve është mjaft e mirë duke qenë se vetëm pak kohë më parë, Olimpiakosi njoftoi arritjen e akordin me klubin e Panionosit për transferimin e Masuoras në merkaton e janarit, ndërkohë që Durmishaj transferohet në merkaton e verës. Deri më tani, Durmishaj ka shënuar 4 gola në Greqi në 12 javë kampionat. /vipsport/