Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro ka shprehur besimin e tij të plotë për marrjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen e nesërme që ajo do të luajë në Berat ndaj Tomorit. Për të, një barazim në këtë ndeshje është më i mirë se humbja por objektivi i kuqebluve është fitorja e kësaj ndeshje.Kjo është deklarata e bërë sot nga ai në konferencën e rradhës për shtyp, pikërisht një ditë para ndeshjes së javës së shtatë të kampionatit. Duro ka folur edhe për dëmtimet, për formacionin dhe shumë gjëra të tjera. Ja përgjigjet e plota të tij dhënë për gazetarët:

Si paraqitet gjendja e ekipit para ndeshjes me Tomorin e sidomos për dy shqetësimet që keni patur , Dragoin dhe Vujadinoviçin?
Sigurisht pas një periudhe dy javore rifilojmë përsëri në një ndeshje të radhës. Patjetër që është një ndeshje e rëndësishme pasi kam kampionati  sa vjen dhe futet në faza interesante. Në këtë aspekt e shikoj një ndeshje shumë të rëndësishme, sidomos që është në transfertë. Përsa i përket pyetjes suaj, normalisht kemi patur probleme. Është hera e parë që kemi dy dëmtime që kur kemi filluar kampionatin të dy futbollistëve kryesorë. Por shpresojmë që portieri të jetë në fushën e lojës. Ndërsa Dragoi është i pamundur që të aktivizohet.
Përsa i përket sulmit, kë do të aktivizojë Duro, Rexhën apo Hysën?
Normalisht janë të dy të gatshëm. Nuk e kam vendosur akoma. Nuk është problemi se cili do të luajë por ai që do ti përshtatet më së miri mënyrës së lojës që do të luajmë në Berat. Pra do të aktivizoj ato futbollistë që do i përshtaten më shumë skemës dhe vendosjes në raport me kundërshtarin.
Sa të vështirë e shikoni përballjen?
Është shumë e vështirë pasi skuadra e Tomorit pavarësisht klasifikimit ka lojtarë dhe përbërje me futbollistë që kanë vite që luajnë në supërligen shqiptare. Nuk patën fillim të mirë por shenjat i dhënë në takimin me Skëndërbeun. Kjo tregon që kjo skuadër do rrespekt maksimal. Në qoftëse rrespektohet kundërshtari, atëherë skuadra e jonë mund të bëjë detyrën për të arritur maksimumin në këtë drejtim.
Do të jeni të kënaqur dhe me një barazim?
Unë e kam thenë që barazimi është më i mirë se humbja. Por ideale të ishte fitorja. E rëndësishme është për mua që skuadra të luajë e ti përgjigjet kundërshtarit. Kjo ndeshje do një luftë të madhe sportive pasi dhe kundërshtari do të japë maksimumin në këtë takim. Në qoftëse arrijmë maksimumin tonë, normalisht që rezultati vjen në bazë të lojës.

www.shkodrasport.com