Laçi arriti një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi përballë kryesuesve të Vllaznisë. Trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 1-0 që bardhzinjtë arritën në shtëpi ndaj shkodraneve. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Duro u shpreh:

“Ishte momenti i duhur për të bërë kthesën. Laçi ka skuadër të mirë, i ka munguar fati në ndeshjet e para. Po mos ishte fati s’do isha unë trajner. Në këto moment ishte e rëndësishme fitorja ndaj një kundërshtari me pikët e duhura. Një fitore shumë e mirë që ndikon në ambientin e skuadrës.

Në pjesën e parë skuadra ishte shumë e ngarkuar, nuk kishte lirshmëri dhe rrjedhshmëri. Ja ve ngërçit psikologjik. Në përfundim të pjesës së parë iu kërkova të luanin lirshëm. Kundërshtari ishte i organizuar dhe me meritë është në vendin e parë.

Mendoj që bëra mirë me situatën e ndërrimeve. Mazrekaj mund të luaj në formacion, ai rendimentin e jep në krahun e majtë. Në atë pozicion është Xhixha. Bëra një kombinim që s’postova Xhixhës mbas sulmuesit për t’i krijuar hapësira Mazrekajt.

A është Laçi për titull? E kam thënë që nuk ka diferenca mes skuadrave. Nuk e mendonte njeri që Vllaznia do të ishte në vendin e parë, por janë me meritë. Janë të gjithë kundërshtarë seriozë.

Vështirësia ime është që nuk e kam marrë ekipin në pozita të barabarta me të tjerët. Kjo fitore na jep shpresë. Mund të afrohemi për tu luftuar për objektivat që ka Laçi. Po ngele është situatë e vështirë.

Nuabuezja është i dëmtuar apo i dhatë leksion? Jam unë që e mora te Drita brenda 24 orëve. Jam unë që i sugjerova Laçin, kur i mbaroi kontrata me Dritën. Nuabueze ka pasur një dëmtim te gjuri mbas ndeshjes me Teutën, të shikojmë si do të jetë situata”, u shpreh Duro.