Teuta dhe Egnatia u ndalën në një barazim spektakolar në Niko Dovana. Ndeshej e luftuar cdo minutë por dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Pas ndeshjes trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro, foli per Oversport.

Nuk diskutoj më për arbitra pasi nuk ja vlen .Jam i mërzitur, ishte ndeshje e vështirë. Teuta ka rritur nivelin dhe mund tip rishi punë cdo ekipi. Barazimi ishte i pranueshëm para ndeshjes por gjatë ndeshjes kemi dominuar, kemi humbur raste të pastra dhe për këtë jam i mërzitur.

Jam i kënaqur me lojën, i mërzitur vetëm për rezultatin. Momentin e penalltisë ishim më 10 veta pasi ishte një i dëmtuar jashtë fushe dhe aty erdhi barazimni. Patëm momente në fund për të fituar por futbolli është i tillë. Skuadra luajti me personalitet. Arbitrimi nuk ishte në nivelin e ndeshjes. Kam dyshime për penallti në fund të ndeshjes. Ishte 11-metërsh por arbitri e mbajti me dy standarte.

Lojtarët e rinj sapo kanë ardhur, Dwamena dhe Kasa kanë më shumë kohë dhe duket klasi i tyre. Bëm shumë largime pasi ishim të mbingarkuar por morëm 4 futbollistë që do të ndihmojnë skuadrën. Dwamena tregoi sot nivelin e tij, ishte rrezik për kundërshtarin.