Shpëtim Duro ka analizuar si zakonisht ndeshjet e mesjavës në Abisnet Superiore. Në studion e “Sport News”, ai foli fillimisht për ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit, por tha dhe se kjo javë do të tregojë se kush do jenë pretendentët për fitimin e titullit.
Tirana-Kastrioti
“Tirana që ka një ndeshje që në letër duhet ta fitoj. Por Kastrioti i mohoi pikë në fazën e e parë dhe meriton respekt. Në letër Tirana është favorite.”
Dinamo-Teuta
“I shoh të dyja ekipet në presion. Teutës iu largua trajneri, nuk e shoh për kampion. Kanë bërë ndryshime në fazën mbrojtëse. Dinamo është në presion duke marrë parasysh humbjen e thellë. Të dyja skuadrat janë në nivel organike përafërsisht të barabarta. E shoh një ndeshje të ekuilibruar.”
Partizani-Vllaznia
“Moment deçisiv i kampionatit. Do skicohen ato skuadra që janë në luftë për titull. Janë përballje direkte para Vitit të Ri. Partizani duhet të tregojë veten e vet me ato dy fitoret radhazi. Duhet të shkojnë në Shkodër për fitore. Vllazninë e vlerësoj më tepër se çdo skuadër për sa i përket organikës. Nuk po merr rezultatet ë priteshin. Është një ndeshje për tu ndjekur.”
Kukësi-Laçi
“Duhet të studiojnë njëra tjetrën. Laçi vjet ka qenë superior ndaj Kukësit. Kukësi është një skuadër tjetër tani. Këtu ka meritë trajneri por me shumë futbollistët e rinj. Laçi ka më shumë individualitete, por të shohim interpretimin në fushën e lojës. Kanë përmirësim pas ardhjes së Mirelit. Kanë pësuar shumë pak gola, një dukuri që Laçi e kishte dhe sezonin e kaluar”.