Shpëtim Duro, ish-trajneri i Kukësit i ftuar në studion e Pressing ka folur për ekipin e Shpresave duke u shprehur se ka shumë prurje dhe tashmë do të ketë një konkurrencë të madhe. Ndër të tjera, Duro theksoi se nëse do të ishte trajner i kombëtares A, atëherë do të grumbullonte tre apo katër futbollist nga kuqezinjtë e vegjël, ndërsa pati elozhe për Ismajlgecin dhe Kallakun.
“Është fakt që kemi shumë prurje. Me thënë të drejtën kam punuar afro tetë vjet në ekipet kombëtare dhe nuk kemi pasur shumë prurje. Por, çdo dy vjet e kishim nga një kualifikim nga U17 e sipër. Këtë dekadë ka shumë prurje. Deri tani kanë munguar rezultatet në të gjithë zinxhiret. Por, këto vite, të luash në eliminatore dhe të mos marrësh pikë nuk është e pranueshme. E komplimentoj Bushin, para disa muajsh ishte në siklet. Fitorja me Andorrën ishte detyrim, por me Austrinë ishte një mrekulli. Më ra në sy produkti nga futbolli shqiptar.
Bushi e ka pasur më të lehtë se pjesa më e madhe kanë qenë gati se kanë qenë të Tiranës, Çelhaka, Ismajlgeci dhe Muçi. Ka tre lojtarë të Laçit. Marku e pashë se ka luajtur me Laçin dhe ka bërë ndeshje të shkëlqyer, po ashtu edhe me Shpresat. Kemi shumë futbollistë, plus Çokaj. Ka lojtarë të Superiores, Kallaku, Selmani. Nuk jam kundër të atyre lojtarëve që vijnë nga jashtë, por kur nuk kanë diferenca janë më të mirë se ke kontakt.
Kemi shumë prurje dhe do ketë konkurrencë. Këtu është aftësia e trajnerëve për të bërë zgjedhjet e duhura. Për shembull në kombëtare ishin pesë futbollistë sulmues. Nuk llogaris Brojën apo Kamberin dhe luajnë një ose dy. Janë shumë, kemi shtatë qendërmbrojtësa dhe luajnë tre. Nuk kemi të djathtë pas hysajt, po ashtu edhe nga krahu i Trashit.
Është aftësia e Bushit se kush do jenë dy sulmuesit e qendrës. Tre apo katër nga Shpresat do të luanin në kombëtare. Dublues i Trashit do ishte Ismajlgeci, një nga më të mirët që kam parë. Na mungon një si Kallaku. Do ketë shumë konkurrencë. Dhe, lojtarët që bëjnë numra për të mos ardhur, nuk do ketë probleme. Pse nuk u mor Mici, mund të luante me kombëtaren. Trashi duhej të ishte para gjashtë viteve, pse jo Bregu. Duhen lojtarë si Bare, Bregu, Kallaku, do duheshin me Lituaninë.
Abazaj e meriton të jetë apo jo? Deshamp pjesën më të vështirë thotë e kam kur grumbulluj kombëtaren. Këtu është arti i trajnerit për të marrë lojtarët më të mirë edhe për skemën, edhe për momentin edhe për kundërshtarin. Kemi tetë lojtarë në Serinë A, por ka që luajnë shkëlqyer në Serinë A, por ka kontrast në kombëtare.
Ke dy portiere formacioni, Gjimshiti, Dermaku, Kumbulla, Ismajli, Veseli. Të rri në stol Uzuni që ritmin e lojës e kanë pasur më shumë se të gjithë. Është dhe Roshi që ka luajtur në Rusi. Por, nuk i ve faj Rejas se tha këto lojtarë janë viktimë të skemës. Por, duhej të ndryshonte më shpejt”, u shpreh Duro. /VipSport/