Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është i ftuar në studion e Sport Neës Plus, teksa thekson se tashmë pas humbjes së Vllaznisë kundër Laçit të tij, në kampionat është një situatë tjetër. Ndër të tjera, Duro shprehet se Vllaznia është sërish në avantazh, megjithatë tashmë shumë varet se si shkodranët do ta menaxhojnë këtë situatë.

Gara për titull? Është situatë tjetër pas humbjes së Vllaznisë se dihej që ishte shkëputur. Shumë ekipe janë afruar, Partizani, ne, Teuta dhe tani është situatë tjetër edhe për Vllazninë. Por, unë e them se është më favorite, por e ndjen presionin më shumë dhe varet si do ta menaxhoj këtë situatë.

Objektiv titulli? Gjatë verës ishte aty me Tiranën, Partizanin dhe Teutën. Laçi kishte ruajtur grupin dhe kishte dy tre përforcime, por pjesa e parë e kampionatit nuk ishte e mirë, çështje fati. Kur e mora unë ishte mbrapa, kemin rikuperuar.

Tani jemi mirë, por e rëndësishme është ecuria. Jemi në grupin e këtyre sskuadrave, të shohim si do zhvillohen situatat. Por, Vllaznia është për t’u mundur se është e para”, u shpreh Duro. /Vipsport/