Ish- trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është rikthyer të flasë sërish për skuadrën që ka drejtuar deri në janar të këtij viti. Duke folur në një emision sportiv, ai i pyetur pikërisht mbi ecurinë e skuadrës shkodrane që prej momentit kur ai dha dorëheqjen, ka thënë: “Në janar kur unë vendosa të largohem nga drejtimi i Vllaznisë, e lashë atë vetëm 5 pikë larg vendit të dytë. Shikojeni sot renditjen, është 7 pikë larg këtij vendi. Kjo do të nuk është më mirë pavarësisht se dikush mund të thotë ndryshe.

Unë i garantova drejtuesit e klubit se nëse do të bënim një merkato të mirë, do të arrinim objektivat që kishim. Madje mund t’u them se do mjaftonte vetëm Gilman Lika dhe të jeni të bindur se do ta kishim kapur vendin e dytë në renditje”. Sigurisht që ai e ka të lehtë të flasë. Ndoshta edhe shifrat janë në anën e tij në këtë periudhë. Në Shkodër gjithsesi mendojnë ndryshe. Shumëkush akuzon punën e këtij trajneri në seleksionimin e lojtarëve dhe punën në fazën përgatitore, si shkaqet kryesore të këtij dështimi edhe të sivjetëm. Në kushte të tilla, duke ia kaluar njëri- tjetrit  fajin, ajo që e vuan këtë gjë është sërish Vllaznia.

www.shkodrasport.com