Sporti i mundjes ka nxjerrë shumë sportistë të njohur në vite. Secili prej tyre ka kontributin e vet, dikush me titujt kampionë si individ, dikush me pikët që i ka dhënë ekipit etj.
E rëndësishme është që Vllaznia në mundje ka lënë një emër të mirë në këtë drejtim, emër që e mban edhe sot pas shumë vitesh. Një sportist që ka kontribuar për të ka qenë edhe Dushan Vaso.
Pjestar i një familje sportive, ai ka patur një karrierë jo të vogël. Dushani e filloi karrierën e tij sportive në vitin 1964 me Vllazninë.
Në korrik të viit 1966 deri në korrik të 1968-ës kryen shërbim ushtarak në Tiranë, duke qenë gjatë kësaj periudhe, pjesë e klubit “Partizani”. Më pas kthehet përsëri në Shkodër duke qenë pjesë e skuadrës shkodrane në mundjen klasike.
Në vitin 1982 tërhiqet nga sporti i mundjes, por duke qenë përsëri shpirtërishti lidhur me këtë sport. Gjithmonë ka garuar në peshën 74 kg, duke zënë shumë vende nderi.
Dushan Vaso i përket një familjeje sportive, ku përveç tij, edhe dy vëllezërit Millani (me Vllazninë dhe ekipin kombëtar), Radoja (me Vllazninë dhe me Besëlidhjen) si dhe e motra Millojka në volejboll kanë krijuar tamam profilin e një familjeje, që e kanë dashur shumë sportin.
Ai nuk ka patur kurrë dëshirë e të dalë e të flasë për atë se çfarë ka bërë në karrierën e tij. Më shumë ka dëshirë të flasë për shokët e tij e për këtë thotë në një prononcim qe pat dhene per “Shkodra Sport” pak para vdekjes, eshtes shprehur:
Sidomos të mundjes klasike, por edhe atë shqiptare si Eljaz Guri, Mirash Vuksani, Gjon Leka, Nikollë Grima, Gegë Gjoni, Ali Murrizi, Halil Gëlqerja, Medi Gërçari, Jonuz Rrustemi, Naim Pepa, Pal Marku, Besim Pirani, Eljaz Ahmeti, Ndue Gjoka, Bajram Agovi, Bajram Pllumi dhe më pas një brez tjetër pak më i ri, por me kaq vlera sa ky i pari si Seit Fishta, Paulin Sterkaj, Paulin Merla etj, ndoshta do të më falë ndonjëri, nëse nuk më është kujtuar për momentin si dhe trajnerët e mi Sul Ramën dhe Qazim Elbasanin”, ka thënë në mbyllje, ish-mundësi i Vllaznisë dhe i ekipeve kombëtare, në vitet ’60-’80-të, Dushan Vaso.
Ai ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare për disa vite me rradhë dhe sigurisht që ka lënë gjurmë në këtë sport, çka do të thotë se meriton respekt nga të gjithë për atë se çfarë ka dhënë për Vllazninë dhe sportin e mundjes.
Dushan Vaso u nda nga jeta ne menyre te papritur nga jeta me 24 maj 2017 pasi ka pesuar nje hemoragji cerebrale, duke lene nje boshllek te madh ne gjithe komunitetin e mundjes shkodrane dhe asajs shqiptare.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)