Nga Fatos LAMAJ
Dy arbitra shkodran në ndeshjen Teuta-Elbasani e cila do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:30.
Teuta dhe Elbasani do të sfidohen mes tyre në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:30. Përballje kjo që do të luhet për llogaritë e javës së 29-të të kampionatit.
Duel për mbijetesën dhe për t’iu larguar zonës “Play-Out”. Sfidë kjo që pritet të jetë shumë e luftuar,pasi tashmë asnjëra prej skuadarve nuk dëshiron më hapa fals në kampionat,pasi çdo pikë e lënë do tu vështirësonte rrugën drejt objektivave.
Për këtë takim jan mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu në “Niko Dovana” kryesor do të jetë lezhiani Eldorjan Hamiti,i cili do të ndihmohet nga Elvis Gjoka po nga Lezha dhe Taulant Kasa nga Vlora. Arbitër i 4-të do të jetë shkodrani Ditmir Grimci,teksa sistemi Var i është besuar shkodranit tjetër Indrit Myrtja dhe në Avar do të jetë Adrian Beqiraj nga Tirana. Delegat i këtij takimi është Alban Tafaj nga Tirana ndërsa Vëzhgues Kridens Meta po nga Tirana.