Dy basketbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 7-te te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj. Behet fjale per Elian Memçaj dhe Dy’Quavis Wilkins. Paraqitja e tyre e mire ne ndeshjen ndaj Tiranes dhe statistikat e realizuara, kane bere qe ata te sigurojne nje vend ne peseshen e me te mireve.

I pari ne fakt eshte lojtari i Beselidhjes Joshua Angle. Ai ka shenuar 30 pikë, ka bere 5 kërcime dhe dhene 1 asist. Si rrjedhoje me koefiçentin 31 ka rezultuar me i mire i kesaj jave. I dyti eshte lojtari i Apolonise Jibril Harris me koefiçentin 31.

I treti eshte Elian Memçaj qe ne ndeshjen ndaj Tiranes, realizoi 21 pikë, beri 4 kërcime, si dhe dha 4 asiste. Si rrjedhoje ka patur koefi☼entin 28. Pas tij eshte Dy’Quavis Wilkins me koefiçentin 27, teksa statistikat e tij kane qene: 4 pikë, 3 kërcime, 4 asiste. Peseshen e me te mireve te javes e ka mbyllur Bryan Powell (Teuta): 18 pikë, 13 kërcime, 3 asiste, me koefiçent 26.

Ne kete menyre duket se Vllaznia ka filluar te “ringjallet”, por gjithsesi fitorja me Tiranen nuk mjafton. Paraqitja e mire e lojtareve te saj dhe renditja e dy prej tre ne formacionin e javes, eshte nje ogur i mire edhe per vazhdimesine./www.shkodrasport.com/