Ka startuar diten e sotme ne Trentino te Italise Kampionati Europian i çiklizmit, ne te cilen marrin pjese sportiste nga te gjithe vendet e kontinentit.
Natyrisht qe ne kete eveniment te rendesishem nuk mund te mungonin edhe çiklistet e kombetares shqiptare dhe nder te perzgjedhurit, ka patur vend edhe per dy çikliste shkodrane.
Behet fjale per Gjergj Zefin dhe Mateo Balajn. Dy çiklistet e Vllaznise kesisoj do te perfaqesojne vendin tone ne kete event te rendesishem dhe kuptohet qe vete pjesmarrja ne te, eshte nje bonus shume i madh per karrieren e tyre.
Zefi do te jete pjese e ekipit U23 te Shqiperise, ndersa Balaj do te jete pjese e ekipit U18. Te dy ata premtojne te bejne nje paraqitje sa me dinjitoze ne kete Kampionat Europian, ashtu si dhe te gjithe sportistet e tjere te kombetares shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/