Çiklizmi shqiptar ka nisur aktivitetet e vitit 2024. Gjithçka ka startuar nga Elbasani, teksa kjo veprimtari e parë e dyrrotakëve ishte në kuadrin e festimeve të Ditës së Verës.

Pjesmarres ne kete aktivitet ka qene edhe ekipi i Vllaznise i cili ka bere nje paraqitje pergjithesisht te mire me sportistet e tij. Keshtu, ne garen e te rriturve, çiklisti Mateo Balaj vetem ne metrat e fundit ka humbur vendin e pare, duke u mjaftuar kesisoj me te dytin sepse para tij ka prekur vijen e mberritur çiklisti i Teutes Endri Hysa.

E njejta histori edhe me te rinjte ku çiklisti shkodran Bekim Tafili ka bere nje gare shume te mire, por ka qene edhe ai i pafat ne metrat e fundit kur eshte renditur i dyti pas Alket Limaja te Studentit.

Edhe çiklistet e tjere te Vllaznise kane bere nje paraqitje te mire, duke treguar se do te jene rivale te forte per te fituar ne te gjitha garat e ardhshme. Ekipi shkodran nen drejtimin e trajnerit Leonat Kola, ka marre pjese ne Kupen “Dita e Veres” me 7 sportiste./wwww.shkodrasport.com/