Çiklistet e Vllaznise jane paraqitur shume mire edhe ne garat e kampionatit kombetar qe u zhvilluan fundjaven e kaluar ne Belsh. Federata Shqiptare e Çiklizmit diten e pare ka zhvilluar garen e kronometrit individual Belsh- Dragot- Dumre 2 xhiro, me distance 36 km. Paraqitjen me te mire nder te gjithe çiklistet pjesmarrese e ka bere Olsion Veliaj i Tiranes i cili e ka pershkruar kete distance me kohen me te mire nga gjithe te tjeret dhe si rrjedhoje ka zene vendin e pare.

Ne vend te dyte pas nje pedalimi shume te bukur eshte renditur çiklisti i Vllaznise Mateo Balaj qe vazhdon te shfaqe nje forme shume te mire sportive ashtu si dhe ne garat e meparshme. Edhe ne vend te trete, duke siguruar nje vend ne podium ka qene serish nje shkodran, pikerisht Flavio Venomi i cili eshte renditur i treti duke plotesuar ne kete menyre edhe podiumin e me te mireve te gares se kronometrit individual.

Nje dite me pas, eshte zhvilluar gara e rezistences me itinerar Belsh- Grekan- Deshiran- Dragot- Dumre me 6 cirkuite dhe nje distance totale te pershkruar prej 146.4 km. Edhe ne kete gare ka patur shume rivalitet prej ketyre tre sportisteve te mesiperm dhe ne fund ka triumfuar serish Veliaj qe ka prekur i pari finishin.

Por nderkohe kete here ka patur nje nderrim vendesh ne mes shkodraneve sepse Flavio Venomi eshte renditur i dyti dhe eshte shpallur nenkampion kombetar ne garen e rezistences, nderkohe qe Mateo Balaj eshte renditur i treti.

Perpos ketyre sportisteve, pavaresisht se nuk kane arritur te ngjiten ne podium, figure te mire kane bere edhe sportistet e tjere te Vllaznise, Bruno Kola, Marçelo Kola, Flavio Bleta dhe Bekim Tafili./www.shkodrasport.com/