Dy dite me pare nje numer prej 50 nxenesish te nje shkolle te mesme ne Postribe te Shkodres perfunduan ne spital si pasoje e toksifikimit nga ushqimet qe kishin perdore.

Njeri prej tyre ka qene futbollisti i Akademise Vllaznia Enes Papaj. Per fat situata e tij nuk ka qene e rende dhe per rrjedhoje ai jo vetem qe ka dale nga spitali mbremjen e se premtes por diten e djeshme ka qene edhe ne stervitje me ekipin U19 te Vllaznise, pjese e te cilit ai eshte.

Nga sa behet e ditur, 16 vjeçari eshte stervitur me veshtiresi dhe madje herepashere i eshte dashur ta nderprese ate si pasoje e te vjellave qe e kane shoqeruar megjithate pasioni per kete loje e ka bere ate ta vazhdoje deri ne fund.

Jo vetem kaq por Papaj sot ka qene ne fushe ne ndeshjen ndaj KF Shkodra te cilen Vllaznia U17 e ka fituar 2-0 edhe fale tij. Kjo ngaqe ka qene ky mesfushor i cili mban edhe shiritin e kapitenit te ekipit qe ne minuten e 55-te ka shenuar golin e pare te ndeshjes.

Ai ka marre topin ne mesfushe, ka shmangur bukur nje kundershtar, i eshte ofruar zones dhe ka gjuajtur fort tokazi duke derguar topin ne rrjete. Nje gol qe ndryshoi ndeshjen dhe konsolidoi fitoren e kuqebluve.

Papaj ka spikatur edhe me pas me lojen e tij, me pasimet e sakta dhe karakterin qe ka treguar ne fushe dhe jo me kot ka marre edhe duartrokitjet e tifozeve te pranishem. Nje lojtar vertete i se ardhmes…