Me ftesë të “Aternon sports” me qendër në Selanik të Greqisë, dy ekipe të Akademisë Vllaznia do të marrin pjesë në një turne treditor që do të zhvillohet në vendin fqinj. Siç raporton vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare bëhet fjalë për ekipet U12 dhe U14 të drejtuar nga trajnerët Altin Xhahysa dhe Denis Zmijani.

Të shoqëruar edhe nga përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri, këto dy ekipe janë nisur dje nga Shkodra dhe sot ndërkohë do të bëhen gati për nisjen e ndeshjeve të këtij turneu.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe ekipe të klubeve të njohura të Rajonit si ato të Crvena Zvezdës, Paok, Olimpiakos, CSKA Sofia, Pandev etj dhe kuptohet që pikëynimi i ekipeve të Akademisë Vllaznia është paraqitja sa më e mirë e tyre për të demostruar vlerat më të mira të futbollit shqiptar.