Java në të cilën po hyjmë pritet të jetë shumë e rëndësishme për Klubin e Futbollit Vllaznia. Brenda 2-3 ditësh ekipet e tij do të luajnë njëra pas tjetrës dy finale të kampionateve të tyre.

Ekipi i të rriturve do të luajë ndaj Bylisit të enjten ose të premten për të diskutuar titullin kampion të kësaj kategorie në një nga stadiumet që do të caktojë FSHF.

Po ashtu në mesjavë pritet të luhet edhe finalja për titull kampion e 19 vjeçareve në mes ekipit të Vllaznisë dhe atij të Shkëndisë së Tiranës.

Padyshim që objektivi do të jetë fitimi të dy këtyre ndeshjeve dhe nëse do të ndodhte kështu, në njëfarë mënyre sezoni do të justifikonte gjithë sezonin për kuqeblutë dhe krejt e kundërta, nëse do humbeshin ato, sidomos ajo e të rriturve, suksesi do sfumohej.

Shpresat janë që gjërat të shkojnë në mënyrën e duhur sepse si ekipi i parë ashtu edhe ai U19 kanë bërë një sezon shumë të mirë nga ana sportive dhe tashmë u mbetet vetëm t’i konkretizojnë me fitimin e këtyre dy trofeve.
© shkodrasport.com