Dita e sotme ka qene e mbare per te dy ekipet e “Atletik Klub Shkodra” qe marrin pjese ne kampionatet e kategorise se pare per grupmoshat U14 dhe U15. Te dy ata kane arritur te fitojne duke marre kesisoj tre pike shume te rendesishme per ecurine e tyre te metejshme dhe thuajse e kane siguruar tashme qendrimin ne kete kategori, qe eshte edhe objektivi i tyre.

Sa i takon ndeshjes se 15 vjeçareve, “Atletik” ka pritur ne Shkoder ekipin e Akademise Shqiponja dhe ka fituar me rezultatin e paster 2-0 ndaj tij me golat e shenuar nga i njejti futbollist Arkan Nikaj ne minutat 4 dhe 54.

Ky i fundit rikthehet pas nje mungese te gjate per arsye demtimi dhe menjehere eshte shfaqur si protagonist me lojen dhe golat e tij duke qene nje faktor i rendesishem i “Atletik” me lojen dhe golat e tij. Atletik ne kete menyre eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e 9-te te renditjes.

Kjo e sotmja ka qene nje fitore me shume vlere per Atletik U15 qe i forcon edhe me shume pozitat e tij ne mesin e tabeles se renditjes duke qene kesisoj thuajse i sigurte ne qendrimin ne kategorine e pare dhe ky padyshim qe eshte nje sukses per kete ekip kur ke parasysh qe eshte hera e pare qe merr pjese ne kete kategori.


ATLETIK KLUB U15- AKADEMIA SHQIPONJA U15 2-0

Golat: Arkan Nikaj ‘4, ’54

ATLETIK U15: Lumçi, Ademi, Papaj, Plori, Livalli, Bushati, Abazi, Kallajxhiu, Belisha, Vuksani, Nikaj. Trajner: Saimir Kaloshi. U aktivizuan edhe Dajani e Fusha.

Nderkohe fitorja e Atletik U14 ndaj Erzenit ka qene me e veshtire dhe kete e tregon rezultati i fiksuar ne fundin e takimit, 3-2 ne favor te ekipit shkodran te drejtuar nga trajneri Eder Zmijani.

Ka qene futbollisti Viktor Luka qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 9 dhe 13 dhe me pas per shijakasit ka ngushtuar shifrat Guza. Por vetem pak minuta me vone Elvis Ymeraj ka shenuar golin e trete per Atletik dhe ndonese Erzeni ka shenuar serish me Nezirin, ky gol nuk i ka mjaftuar per te marre qofte edhe nje pike te vetme.

Atletik ne kete menyre ka arritur te fitoje 3-2 dhe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 19 pike duke kaluar kesisoj ne renditje ekipin e Kinostudios dhe tashme eshte i pozicionuar ne vendin e tete, nje pozite komode per kete ekip ne kete debutim te tij ne kampionatin e kategorise se pare te kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/

ATLETIK U14- ERZENI U14 3-2

Golat: Viktor Luka 9′, 13′, Elvis Ymeraj 47’/ Guza 43′, Neziri 58′

ATLETIK U14: Marlaska, Syla, Hebovija, Bajri, Ymeraj, Ramollaj, Gjergji, Nuha, Luka, Qytetaj, Kastrati. Trajner: Eder Zmijani. U aktivizuan edhe Cafi, Guri e Lleshi.