Nuk mund të kishte një fillim më të mirë të aventurës së tij te Juventusi.
Pas një verë me miqësore të humbura, Tiago Mota nuk e humbi qetësinë dhe skuadra po ia shpërblen në fushë të gjithë punën e bërë në vapë e mes kritikave. Gjashtë gola të shënuar, asnjë i pësuar, kreu i Serisë A në vetmi i arritur me katër debutues absolut në kampionat janë vetëm disa nga arritjet e trajnerit që në deklaratat pas suksesit të djeshëm ia ka dhënë të gjitha meritat skuadrës.
PARAQITJA – “Ishte një ndeshje ndryshe, sepse të gjitha ndeshjet kanë një histori më vete. Veronën e kishim studiuar dhe e dinim se është një ekip që alternon shumë situata. U munduam të mos i jepnin mundësinë kundërshtarit të ndërtonte dhe të bënim një lojë më komode në ndërtim. Mendoj se ia dolëm, përveç minutave të para, por duhet thënë se goli i avantazhi na ndihmoi të gjenim më shumë hapësira”.
PRITSHMËRITË – “Duhet t’i kuptojmë më mirë disa momente dhe të mos lejojmë rivalët të dalin në lojën e tyre. Duhet të jemi më të pranishëm në fushën e kundërshtarit, të luajmë futboll të mirë, të kemi ekuilibër, të krijojmë mundësi shënimi, por në të njëjtën kohë të jemi shumë të zgjuar dhe të mos lejojmë kundërsulme”.
QASJA – “Lojtarët e fortë, pavarësisht moshës, janë të fortë dhe ne i kemi. Bëmë një paraqitje të mirë me një rezultat interesant. Shumë njerëz punojnë që ne të luajmë në kushte sa më të mirë. 3500 tifozë na ndoqën dhe na mbështetën, ndaj duhet të shpërblejmë gjithçka që na besohet.”