Java e tretë e kampionatit të Kategorisë së Parë të moshave ka prodhuar dy fitore për dy nga ekipet e KF Shkodra, U-14 dhe U-15, të cilat janë ballafaquar me dy skuadrat rrespektive të Brians. Ndeshjet e luajtura në fushën sportive në Shtoj, kanë përfunduar që të dyja me fitoret e skuadrave të Shkodrës, me të njëjtin rezultat, 3-0.

Në ndeshjen e U-14, autorë të tre golave për ekipin e drejtuar nga Rudi Piraniqi, kanë qenë futbollistët Gucija, Halili dhe Marku, të cilët kanë shënuar në pjesën e parë të takimit, duke i dhënë fitoren ekipit të tyre. Kështu, pas kësaj fitoreje, Shkodra U-14 renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë.

Ndërkohë, skuadra tjetër e KF Shkodra, ajo e U-15 me trajner Taip Piraniqin ka rregjistuar një fitore me të njëjtin rezultat si U-14, pikërisht 3-0, ku autorë të golave ishin Vulaj, Vajushi dhe Pishtari, në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Shkodra U-15 renditet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë. /Maringlen ZHIVANI/


Shkodra U14-Brians 3-0

Golat: Gucija 7’, Halili 16’, Marku 32’

Formacioni i Shkodra U-14: Demiraj, Muça, Gucija, Halili, R. Sukaj, A. Sukaj, Gshteja, Bajraktari, Kukaj, Prendi, Marku (u aktivizuan: Xhilaj, Narkaj) Tr: Rudi Piraniqi


Shkodra U15-Brians 3-0

Golat: Vulaj 25’, Vajushi 50’, Pishtari 66’

Formacioni i Shkodra U-15: Mlloja, E. Vulaj, E. Vajushi, Darçaj, Dukaj, A. Vulaj, Sheqi, Fikaj, Boka, G. Vajushi, Pishtari (u aktivizuan: Hoti, Ulaj) Tr: Taip Piraniqi