Laçi u rikthye te fitorja në kampionat përballë Kastriotit duke marrë një rezultat bindës 4-1 përapra tifozëve të vet. Një ndeshje që çliroi kurbinasit që po kalonin një moment negative dhe tashmë shohin përpara Teutën në një ndeshje direkte të martën në orën 13:00.
Tekniku Mezani do të bëjë pas mbrojtësit Velkoski dhe Alla të cilët janë të dëmtuar ndërsa sipas shtypit të shkruar, pritet të largohen edhe dy lojtarë të tjerë. Serbi Luka Cucin dhe ukrainasi Mykyta Peterman do të ndërpresin kontratën me konsensus pas minutave të pakta këtë sezon.
Cucin shpeshherë ka qenë edhe titullar ndërsa ukrainasi nuk ka luajtur shumë pasi konkurenca në mesfushë është e lartë. Klubi i Laçit akoma nuk ka bërë një njoftim zyrtar por Cucin nuk është pjesë e ekipit që nga rifillimi i sezonit.
Gjerat ne kete menyre sa vijne e veshtiresohen per skuadren kurbinase qe duket larg pritshmerive te drejtuesvre. Megjithate ka mbetur edhe gjysma e kampionatit dhe shume gjera mund te ndryshojne deri ne fund.