Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi U-17 në datat 22 dhe 24 maj. Takimi i parë do të luhet në Podgoricë në Kompleksi stërvitor FCSG më datë 22 maj, në ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj, në ora 20:30.

Grumbullimi i Shqipërisë U-17 në kuadër të dy sfidave miqësore do të nisë të hënën më datë 20 maj, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret me Malin e Zi U-17.

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi. Me kete te fundit luan sulmuesi shkodran Gabriel Kulla, ndersa me Torinon luan shkodrani tjeter Rikardo Sheji.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Malit të Zi:

kombetarja