Periudhë pushimesh për futbollistët e Vllaznisë ka qenë java e kaluar, por jo për të gjithë. Në një mënyrë a në një tjetër, të gjithë kanë qenë aktivë duke u munduar të ruajnë formën fizike sipas planit individual të dhënë nga stafi teknik.

E nëse dikush ka preferuar palestrën, ka patur të tjerë që kanë menduar një zgjidhje tjëtër. Kjo foto e këtij shkrimi e tregon më së miri këtë gjë.

Futbollisti 19 vjeçar Klejdi Paloka, sëbashku me 18 vjeçarin Flori Spahija kanë zgjedhur të punojnë me përgatitësin atletik Bruno Rrotani me të cilin kanë dashur të ruajnë jo vetëm paramtrat fizikë, por edhe të përmirësohen në aspekte të tjerë të përgatitjes.

Padyshim që kjo është diçka shumë pozitive sepse të dy lojtarët kanë shumë ambicje për të ardhmen e karrierës së tyre dhe stërvitja individuale do t’i ndihmojë edhe në rritjen më shumë në aspektin profesional./SHKODRA-SPORT.COM/