Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pak me pare formacionin me te mire te javes se 14-te te “Abissnet Superiore” sipas mendimeve te dhena nga stafi i trajnereve te ekipeve tona kombetare. Ajo qe bie ne sy eshte se pjese e ketij formacioni jane edhe tre pjestare te ekipit te Vllaznise.

Behet fjale per autorin e golit te pare te ndeshjes ndaj Teutes Melos Bajrami nderkohe qe pjese e ketij formacioni eshte edhe mbrojtesi tjeter i kuqebluve Erdenis Gurishta. Sa i takon trajnerit me te mire te javes, eshte perzgjedhur Thomas Brdariç.

Portieri me i mire eshte zgjedhur Qirko i Partizanit ndersa ne mbrojtje jane edhe Dembele i Tiranes dhe Peralta i Bylisit. Ne mesfushe jane pjese e formacionit me te mire Zejnullai i Egnatias, Soler i Tiranes dhe Hila i Elbasanit.

Ndersa per sulmin jane zgjedhur si me te miret e kesaj jave Keko i Partizanit, Rashica i Skenderbeut si dhe Itodo i Dinamos duke kompletuar ne kete menyre 11-shen me te mire te javes se 14-te./www.shkodrasport.com/