Dy futbollistet e Vllaznise Mevlan Adili dhe Erdenis Gurishta jane pjese e listes se 10 lojtareve me vleren me te shtrenjte ne treg, sipas faqes se njohur “transfermarkt”.
Dejvi Bregu kryeson listën me 10 futbollistët më të shtrenjtë të Superligës shqiptare. Nisur nga paraqitjet në sezonin e fundit, “Transfermarkt” ka bërë publike shifrat e lojtarëve të Superligës shqiptare.
Rritje të konsiderueshme ka pësuar Dejvi Bregu, golashënuesi më i mirë në elitë me 16 realizime dhe fitues i kampionatit me Teutën.
450 mijë euro është vlera e vlonjatit në treg, ndërsa kontrata e tij me durrsakët ka përfunduar dhe pritet të largohet nga Shqipëria pas ndeshjeve europiane. Rritje edhe për Jasir Asanin që mban vendin e dytë me 425 mijë euro, teksa Idriz Batha vlerësohet me 400 mijë euro.
Rritje edhe për Çinarin, Lorenco Vilën dhe Marsel Ismajlgecin, nderkohe qe vlera e Adilit konsiderohet 375 mije euro. Ndersa me 350 mijë euro vlerësohet kartoni i kapitenit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta./SHKODRA-SPORT.COM/