Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 25-te te “Abissnet Superiore”. Behet fjale per mbrojtesin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Ardit Krymi. Ky i fundit madje u pat zgjedhur edhe lojtari me i mire i ndeshjes se fundit ndaj Dinamos.

Vleresimi i tyre si pjese e formacionit me te mire te javes nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka ardhur pas mendimeve te dhena nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare te moshave.

Pjese e formacionit me te mire eshte edhe portieri i Bylisit Batista, mbrojtesit Sota i Egnatias, Aliji i Dinamos dhe Vera i Tiranes. Ndersa per mesfushen jane zgjedhur krahas Krymit edhe Rafael i Tiranes dhe Lushkja i Egnatias.

Ne sulm nderkohe me te miret e javes jane Tresa i Laçit, Melo po i kesaj skuadre dhe Tsague i Elbasanit. Trajneri me i mire i javes eshte perzgjedhur Francesco Moreiro i ekipit te Laçit, per ate fitore 3-0 ndaj Teutes.(www.shkodrasport.com)