Redaksia e RTSH Sport ka përzgjedhur 11 lojtarët që janë pjesë e formacionit më të mirë të javës së pestë të kampionatit. Formacioni më i mirë i javës së pestë, në Abissnet Superiore, dominohet nga lojtarët e Egnatias, skuader nga e cila jane zgjedhur tre futbolliste.

Nderkohe nga Vllaznia jane zgjedhur dy lojtare per formacionin me te mire te javes, pikerisht jane autoret e golave ne fitoren ndaj Teutes, Bekim Balaj dhe Esat Mala.

Ne kete formacion te perzgjedhur spikasin shumë lojtarë sulmues, ndërsa skema e përzgjedhur në rreshtimi e lojtarëve, është 4-3-3. Pjese e formacionit me te mire te javes eshte edhe nje shkodran tjeter, mbrojtesi i Egnatias Abdurrahman Fangaj.

Në portë qëndron Selmani i Tiranës. Në mbrojtje dominon Egnatia, pasi janë përzgjedhur tre lojtarë të skuadrës rrogozhinase: Fangaj, Xhemalji dhe Ndreca. Kola i Tiranës plotëson 4-en e prapavijës. Zabërgja, Mala dhe Ahmetaj janë përzgjedhur në mesfushë, ndërsa treshja Ze Gomes-Balaj-Itodo plotësojnë repartin e sulmit.