Federata Shqiptare e Futbollit ka perzgjedhur dhe publikuar pak minuta me pare formacionin me te mire te javes se 10-te te “Abissnet Superiore” dhe kete here ne te perzgjedhurit nuk mungojne edhe futbollistet e Vllaznise.

Nga 11 ato, 2 i takojne ekipit shkodran qe barazoi 2-2 ne superfiden me Partitanin. Behet fjale per dy mbrojtesit Milos Stojanoviç dhe Erdenis Gurishta te cilet jane vleresuar per paraqitjen e tyre ne kete 90 minutesh.

Bashke me ta ne repartin e mbrojtjes jane perzgjedhur ne formacionin me te mire dhe Telushi i Elbasanit dhe Lorran i Dinamos, ndersa si portier eshte perzgjedhur ai i Skenderbeut Marko Alia.

Treshja e me te mireve te mesfushes eshte e perbere nga Ruçi i Bylisit, Malomo po i kesaj skuadre si dhe Lushkja i Egnatias. Nderkohe ne sulm me te miret e javes jane vleresuar Rashica i Skenderbeut, Berko i Bylisit dhe Mba i Partizanit per dy golat e shenuar ne porten shkodrane.

Po ashtu nuk ka munguar edhe perzgjedhja e trajnerit me te mire te javes qe eshte vleresuar te jete Nevil Dede i Bylisit per ate fitore 4-0 ndaj Teutes./www.shkodrasport.com/