Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur edhe ne formacionin me te mire te javes se 11-te te “Abissnet Superiore” nga mendimi i stafit te trajnereve te ekipeve kombetare dhe i publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Behet fjale per kapitenin Bekim Balaj si dhe per Esat Malen te cilet ishin protagoniste me lojen dhe golat e tyre ne fitoren 4-3 te merkuren ne “Roza Haxhiu” te Lushnjes ndaj Tiranes.
Por nderkohe ne formacionin me te mire te javes bejne pjese edhe dy futbolliste te tjere shkodrane, por qe luajne me ekipet e tjera dhe pikerisht mbrojtesit Marçelino Preka i Partizanit dhe Arsid Kruja i Teutes.
Formacioni me i mire i javes se 11-te do te plotesohej me portierin Abalora te Elbasanit, mbrojtesit Marku te Bylisit dhe Prodani te Laçit, mesfushoret Kote i Partizanit, Pergjoni i Bylisit dhe Melo i Laçit si dhe me sulmuesin Bintsouka i Partizanit. Nderkohe si trajneri me i mire i javes eshte vleresuar ai i Partizanit Aleksandar Veselinoviç./www.shkodrasport.com/