Dy futbollistet e Vllaznise Esat Mala dhe Kevin Dodaj jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 18-te te “Abissnet Superiore” nga FSHF, sipas mendimit te dhene nga trajneret e ekipeve kombetare te moshave.

Dodaj u shpall edhe lojtari i ndeshjes ndaj Laçit, jo vetem per golin e shenuar por edhe per lojen e zhvilluar. Ndersa Mala mesa duket eshte vleresuar per kontributin e dhene kete here ne rolin e mbrojtesit te djathte, ku ka bere nje paraqitje shume te mire ndonese jashte pozicionit te tij natyral.

Pjese e formacionit me te mire te kesaj jave ka qene edhe portieri i Bylisit Hasanbelli, mbrojtesit Simeu i Teutes dhe Musta i Elbasanit si dhe Lorran i Dinamos. Per mesfushen jane perzgjedhur Pergjoni i Bylisit, Qefalija i Dinamos dhe Ujka i Egnatias.

Ndersa ne sulm krahas Dodajt jane perzgjedhur edhe Cara i Partizani dhe Zabergja i Dinamos. Nga Dinamo eshte perzgjedhur edhe trajneri me i mire i javes qe eshte Ilir Daja, pikerisht per ate fitore ne derbin ndaj Tiranes./www.shkodrasport.com/