Xhovani Kolela nuk do të jetë më trajner i Feronikeli ’74. Ky vendim është marrë nga vetë italiani. Kolela nuk ka marrë rezultatet e dëshiruara dhe skuadra ka qenë në zonën e kuqe gjatë tërë sezonit.

Kujtojme qe ditet e fundit pjese e kesaj skuadre u bene edhe dy futbollistet e Vllaznise, Egert Selmani dhe Ersi Zaganjori, te cilet edhe kane debutuar me fanellen e saj, megjithate situata vazhdon te jete e veshtire.

Ekipi nga Drenasi, tashmë pritet të gjejë një zëvëndësues gjatë ditëve në vazhdim. Kujtojmë se Feronikeli ’74 gjendet në fund të tabelës së Superligës së Kosovës me 10 pikë.

Sa i takon dy lojtareve shkodrane, ata edhe me trajnerin e ri sigurisht qe kane nje objektiv te vetem qe te marrin sa me shume minuta ne menyre qe te kthehen sa me ne forme te Vllaznia pas periudhes se huazimit.