Në fitoren më të thellë të këtij kampionati, atë 6-1 ndaj Vorës të arritur ditën e djeshme, ka lënë “firmën” e tij edhe sulmuesi nigerian Collins Ikenna Eziamaka.

Ai ka shënuar dy gola në minutat e fundit, kur gjithçka kishte përfunduar sa i takon fateve të ndeshjes, megjithatë gëzimi i 21 vjeçarit ka qenë jashtëzakonisht i madh sepse kanë qenë golat e tij të parë me Vllazninë.

Kjo u pa edhe në mënyrën origjinale të festimit teksa ka bërë disa “salto” në fushën e lojës. Por nga ana tjetër këto dy gola janë ndoshta edhe një “tërheqje vëmendje” për trajnerin Lika në mënyrë që ai t’i jap më shumë minuta këtij lojtari.

Eziamaka që nga momenti kur ka ardhur në Shkodër dhe deri më sot, nuk ka luajtur ende si titullar dhe kjo padyshim e ka penguar atë të shprehë vlerat e tij ashtu si duhet.

Ndoshte ka ardhur momenti që në ndonjë ndeshje, Vllaznia të luajë me dy sulmues të mirëfilltë teksa përveç brazilianit Junior, në fushë të jetë edhe nigeriani Eziamaka.

Gjithsesi duhet pritur. Ndoshta kjo mund të ndodhë pas pak javësh, sapo të realizohet edhe objektivi përfundimtar i kuqebluve ngjitja në Superligë, çka mund të bëjë që në fushë të jetë më tepër minuta ky lojtar por edhe të tjerë.
© shkodrasport.com