Deçiçi i Tuzit ka siguruar një rezultat të shkëlqyer sot në Ligën e Konferencës, teka ka mundur në transfertë me shifrat 2-0 ekipin e Dinamo Batumit, kampionen në fuqi të Gjeorgjisë.
Të dy skuadrat ishin eliminuar nga Liga e Kampioneve që në turin e parë dhe shorti i vendosi përballë në Ligën e Konferencës, me ndeshjen e parë që u zhvillua në Gjeorgji.
Protagonist i sfidës u bë ish-sulmuesi i Egnatias, Ilir Camaj.
Ky i fundit shënoi në minutat 62 dhe 66 të sfidës, duke i dhënë Deçiçit një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë e duke shtyrë skuadrën e tij drejt kualifikimit në turin tjetër.