Skënderbeu ka arritur një fitore të artë në finalen e mbijetesës ndaj Bylisit me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje i korçarëve, që arritën të realizonin 2 gola në harkun kohor të 2 minutave.
Miqtë nga Ballshi gjetën rrugën e rrjetës të parët me anë të Desançiç në minutën e 35-të, teksa korçarët përmbysën gjithçka po në pjesën e parë me Vangjelin dhe Berishën në minutat 42 dhe 44. Me këtë fitore, skuadra e Memellit, e ka ngushtuar diferencën në 3 pikë nga Bylisi që mban vendin e 7-të.
FT: SKËNDERBEU-BYLIS 2-1
Kosta Vangjeli 42′, Berisha 44′ / Desançiç 35′
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Vitija, Dumfur, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
BYLISI: Qirko, Hadroj, Muçollari, Janku, Ymeraliaj, Desancic, Ndreca, Lorran, Antoni, Ntephe, Carkanji, Trajner: Veljko Dovedan.